Devoll, një sirian gjendet i pajetë pranë kufirit me Greqinë!

vovalbania November 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Devoll, një sirian gjendet i pajetë pranë kufirit me Greqinë!

Në Devoll, një emigrant i paligjshëm u gjet i pajetë, pranë kufirit me Greqinë. Mësohet se viktimë mbeti një shtetas sirian, i grupmoshës 40-45 vjeç. Trupi i pajetë u zbulua gjatë patrullimeve të policisë dhe forcave të Frontex-it në fshatin Trestenik, pranë kufirit me shtetin grek.

Sipas të dhënave policore, nuk janë evidentuar shenja dhune në trup dhe dyshohet se shtetasi nga Siria ka ndërruar jetë nga temperaturat e ulëta të kësaj periudhe. Krahas veprimeve për ta identifikuar, pritet një përgjigje nga ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes.

Në një tjetër zhvillim, po në Devoll, një 63-vjeçar dhunoi fizikisht e tentoi të godasë me thikë bashkëshorten e kushëririt në fshatin Ponçarë. Gruaja mori lëndime e po trajtohet në spitalin e Bilishtit ku siç bëhet e ditur, fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Autori i dyshuar u arrestua nga blutë e Devollit e akuzohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Njoftimi policor: 

Shtetasi J.Z. ka goditur me grushte bashkëshorten e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait), duke e plagosur atë në pjesën e fytyrës. Po ashtu, ai ka marrë në dorë një thikë dhe ka tentuar ta gjuajë në trup. E plagosura u dërgua në spitalin e Bilishtit ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa nga ana e komisariatit të Devollit u bë arrestimi i autorit për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE