I ka ulur audiencën? Blendi Fevziu flet për herë të parë për Grida Dumën si moderatore (VIDEO)

vovalbania November 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I ka ulur audiencën? Blendi Fevziu flet për herë të parë për Grida Dumën si moderatore (VIDEO)

“Po e pasuron skenën. Nuk më ka qëlluar ta shoh në emision sepse jemi në të njëjtin orar. Grida është shumë e mirë. Kam raport miqësor me të, është shumë interesante, shumë e këndshme”, ishte ky mendimi i Blendi Fevziut për Grida Dumën e cila është tashmë konkurrentja e tij në moderim.

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar sonte në “Më lër të flas”, u testua te “makina e së vërtetës”, teksa moderatori Romeo Veshaj i drejtoi disa pyetje pikante.

 

I pyetur se cili është “luani i politikës shqiptare” mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, Fevziu u përgjigj pa u menduar: Sali Berisha.

Pa hezitim iu përgjigj edhe pyetjes tjetër, nëse e sheh Grida Dumën, autoren dhe moderatoren e “Top Story” si konkurrente, drejtuesi i “Opionin”, tha: Patjetër që po!

Por, a ia ka ulur “Top Story” shikueshmërinë “Opioninit”, teksa të dy emisionet politikë transmetohet në të njëtin orar, gazetari tha se nuk e beson një fakt të tillë.

“Nuk besoj. Nuk bëj komente, përsa kohë nuk e kemi zyrtare audiencën”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48852 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE