Konfirmohen emrat, ja kush janë dy banorët e parë zyrtar të “BBV 3”

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konfirmohen emrat, ja kush janë dy banorët e parë zyrtar të “BBV 3”

“Big Brother Vip Albania 3” do të nisë në janar të vitit që po vjen, është komentuar shumë nëse këtë vit spektaklin do e prezantojnë Arbana Osmani apo Ledion Liço.

Vip-magazine.al ka mësuar se prezantues do të jetë Ledion Liço dhe Big Brother Vip do të fillojë me 13 janar.

Kujtojmë që Ledioni ka prezantuar vetëm një edicion të “Big Brother 8”.

Deri më tani janë përfolur disa emra të personazheve që do të marrin pjesë, Roza Lati, Jul Deda, Dorina Mema. Aktualisht janë konfirmuar vetëm dy.

Sipas “Kryefjala”, Graciano Tagani dhe Endrik Beba do të jenë dy banorët e parë të “Big Brother Vip 3”.

Graciano ka marrë një ftesë për t’u bërë pjesë e spektaklit në edicionin e parë të “BBV”, të cilën e ka refuzuar. Por Graciano ka patur edhe një eksperiencë më parë në “Big Brother 5”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50899 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE