Shkuan nga shkuan prap te njëri-tjetri përfunduan, kudo po përflitet për ribashkimin e Bradley Cooper me Irina Shayk!

vovalbania August 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkuan nga shkuan prap te njëri-tjetri përfunduan, kudo po përflitet për ribashkimin e Bradley Cooper me Irina Shayk!

Dyshja e njohur Bradley Cooper dhe Irina Shayk u ribashkuan për një udhëtim tropikal tre vjet pas ndarjes së tyre. Modelja 36-vjeçare publikoi disa foto në Instagram nga pushimet e tyre, me mbishkrimin e një emoji me zemër të kuqe. Në një nga fotot, ajo shfaqej e buzëqeshur përkrah Cooper me kokën të mbështetur mbi supin e tij.

Irina dhe Bradley u ndanë në vitin 2019 dhe kanë bashkë një vajzë 5-vjeçare, të quajtur Lea De Seine. Me shumë mundësi vogëlushja ka qenë me prindërit e saj në pushime, por nuk u shfaq në asnjë foto në rrjetet sociale. Rikujtojmë se dyshja e famshme u ribashkuan më parë në Met Gala në maj, duke pozuar krah për krah për një foto në grup. Që nga ndarja e tyre, Shayk ka qenë për pak kohë e lidhur me Vito Schnabel dhe Kanye West. Sa i përket Cooper, është përfolur për marrëdhënien me ish-ndihmësen e lartë të Hilary Clinton, Huma Abedin.

Rikujtojmë, se supermodelja para disa kohëve ishte në qendër të një ‘stuhie’ në rrjetet sociale pasi u akuzua për ‘mbështetje të luftës së Putinit’ duke përdorur simbolin e tij ‘Z’ në Instagram. Ajo postoi një foto të një sallate tradicionale Olivier me frazën “Russianzz”, duke provokuar zemërim nga ukrainasit dhe të tjerët që e interpretuan shkrimin si një referencë për simbolin Z të luftës së Rusisë. Zemërimi erdhi një ditë pasi forcat e Putinit hodhën një raketë Kalibr në qendrën e frekuentuar të qytetit të Vinnytsia, duke vrarë 23 njerëz, përfshirë tre fëmijë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58382 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE