Rrëzohet në Mesdhe aeroplani ushtarak amerikan, raportohet për 5 ushtarë të vdekur!

vovalbania November 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrëzohet në Mesdhe aeroplani ushtarak amerikan, raportohet për 5 ushtarë të vdekur!

Pesë ushtarë amerikanë kanë vdekur pasi  një avion ushtarak u rrëzua në Detin Mesdhe gjatë një stërvitjeje, tha sot Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane (EUCOM).

Sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, avioni që transportonte pesë ushtarët u rrëzua vonë të premten në mbrëmje teksa po kryente një stërvitje karburanti.

Ushtria njoftoi rrëzimin të shtunën dhe tha se shkaku ishte duke u hetuar, por nuk kishte asnjë indikacion se aktiviteti i armikut ishte i përfshirë.

Ushtria tha të dielën se “përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit filluan menjëherë, duke përfshirë avionët dhe anijet ushtarake amerikane aty pranë”.

Prezenca dhe shtimi i trupës ushtarake amerikane në Detin Mesdhe është bërë për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit,  në Gaza, me qëllim ndalimin e përshkallëzimit të konfliktit në rajon.

Kujtojmë se edhe forcat e NATO-s, kryejnë stërvitje të tilla në Detin Mesdhe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48775 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE