“Takimet e mia me…” libri më i ri nga Blendi Fevziu/Zbulon çdo detaj në “Më lër të flas”!

vovalbania November 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Takimet e mia me…” libri më i ri nga Blendi Fevziu/Zbulon çdo detaj në “Më lër të flas”!

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel mbrëmjen e kaluar ka qenë gazetari i njohur, Blendi Fevziu. Ai ka treguar më shumë detaje në lidhje me profesionin, karrierën dhe suksesin e tij në fushën mediatike dhe jo vetëm.

Javën që vjen pritet të dalë në treg libri i tij më i ri “Takimet e mia me…”. A është ky libri më i rëndësishmi në karrierën e tij?

Jo, nuk besoj. Është libër shumë i bukur por nuk është më i rëndësishmi. Nuk mund ta them por po të më pyesësh mua libri më i rëndësishmi dhe më i bukuri është “Tirana e Nonës”, “Enver Hoxha”  numëron rreth 280 mijë kopje të shitura. 

I pyetur nga binjakët Donald dhe Romeo Veshaj se sa ka fituar nga ky libër, Fevziu u përgjigj:

Për të nxjerrë sa kam fituar, duhet të llogarisësh sa ka mbajtur Henri Çili. Ka një përqindje një shkon për taksa, një për tatime, një që e merr shitësi, një që e merr botuesi. Zakonisht, autorët, marrin 8 për qind.

Por, sa të vështirë e ka pasur gazetari të intervistojë personazhet e librit të tij?

Ka personazhe aty që kanë dhënë një intervistë në jetë, ka nga ata që i kam intervistuar rreth 50 herë këto 30 vite, si për shembull Edi Rama, Sali Berisha, Fatos Nano.

Geraldina e Shqipërisë, Isuf Vrioni, janë personazhe që kanë folur vetëm një herë. Ka personazhe që nuk i kam intervistuar, por i kam njohur personalisht, i kam takuar një herë. 

Kush janë miqtë e Blendit nga personazhet që ai ka përfshirë në libër?

Një pjesë e madhe e tyre janë edhe miq. Sepse miq nuk i konisderon njerëzit politik me të cilët shkon edhe vjen. 

Cili është raporti i Blendit me njerëzit që sot janë pjesë e politikës?

Korrekte sepse fjala mik është shumë e madhe. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE