Berisha nuk zbaton vendimin e GJKKO, Rama: Kur PD ishte në pushtet, drejtësia ishte farsë!

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha nuk zbaton vendimin e GJKKO, Rama: Kur PD ishte në pushtet, drejtësia ishte farsë!

Ndërkohë që Berisha refuzon të njohë dhe të zbatojë vendimin e GJKKO për t’u paraqitur të hënën e parë dhe të hënën e tretë të çdo muaji para oficeres së policisë gjyqësore në SPAK, Adelajda Metaj, kryeministri Edi Rama ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ka bërë një koment.

Nga Pogradeci, kreu i qeverisë thotë se nuk ka ndodhur kurrë që një trupë e drejtësisë të funksionojë dhe të të kërkojë që të paraqitesh pavarësisht se sa lart je.

Që në opozitë kemi bërë përpjekje për drejtësinë. I kemi propozuar qeverisë së asaj kohe reformë në drejtësi. Po ndodh diçka që nuk ka ndodhur në në themelimin e shtetit. S’ka bë vaki që në Shqipëri të funksionojë një trup drejtësie që nuk pyet kush je as se me kë je as sa lart je dhe as sa lart je mësuar të shohësh të tjerët por të kërkon të paraqitesh. Thonë disa se këtë drejtësi e kontrollojmë ne. Pse e thonë? Sepse nuk është mësuar njeri këtu sidomos nga ata që kanë pasur pushtet që të funksiojë kështu sepse kështu ka funksionuar gjithmonë. Kur kanë qenë ata në pushtet drejtësia ishte farsë. Natyrisht që ka gjëra që mund ti diskutojmë ka gjëra me të cilat mund të jemi apo mos jemi dakort, tha Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit sot në SPAK për të zbatuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme për akuzën e korrupsionit pasiv në privatizimin e kompleksit Partizani.

Edhe avokatët mbrojtës të Sali Berishës nuk u paraqitën  në sekretarinë e Gjykatës Anti Korrupsion për të marrë dy vendime gjyqësore për ish-kryeministrin.

Gjykata ka vendosur t’i dërgojë këto dy vendime përmes postës, në përpjekjen e saj të fundit, duke qenë se dosja ka ngecur në sekretarinë e gjykatës së shkallës së parë.

Njëri nga vendimet i përket datës 26 tetor, në të cilin gjyqtarja Irena Gjoka shpalli detyrim paraqitje në prani të një avokati të caktuar falas nga shteti. Vendimi i dytë i takon datës 6 nëntor, në të cilin gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve, duke theksuar se nuk është shuar masa e sigurisë ndaj Berishës dhe nuk ekzistojnë kushtet as për të shuar masën ndaj Jamarbër Malltezit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE