Bora Zemani do të jetë moderatore e “Big Brother Vip 3”?

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bora Zemani do të jetë moderatore e “Big Brother Vip 3”?

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Prej disa ditë po përflitet se këtë sezon të “Big Brother Vip” moderatore nuk do të jetë më Arbana Osmani, por mund të jetë Bora. Edhe pse ende nuk dihet nëse largimi i Arbanës nga “BBV” është i vërtetë apo se ajo që do e zëvendësojë do të jetë Bora, kjo e fundit e pyetur për këtë çështje është shprehur kështu:

Ti je një ndër emrat që po përflitesh për Big Brother Vip…

Bora Zemani: Thua? Do më shkonte? Si mendon ti?

Po të pyes ty, sot jam unë ai që të bën pyetje

Bora Zemani: Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes edhe unë

Le ta vendosë publiku

Bora Zemani: Po, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…

Nata e gjashtë e spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars” nisi në mënyrë madhështore me një interpretim nga këngëtari Alban Skënderaj, shoqëruar me performancë nga trupa e baletit. Pas interpretimit që  shoqërua me duartrokitje të zjarrta nga publiku, këngëtari zbuloi disa surpriza. Kemi edhe një surprizë që na lidh bashkë, i tha Alban Skënderaj moderatores Bora Zemani, ndërsa kjo e fundit zbuloi akoma më shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE