E hëna nis me vranësira, sinoptikani Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin ditët në vijim

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E hëna nis me vranësira, sinoptikani Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin ditët në vijim

Hakil Osmani nga MeteoAlb, zbuloi se si do të jetë moti këtë javë. Sipas parashikimit nga MeteoAlb kjo javë do të nisë me mot të qëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu pritet të ketë në mes të javës, megjithatë nuk do të mungojnë as kthjellimet. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta deri në 22 gradë celsius.

“Kjo javë në fakt nis me një mot më të qëndrueshëm, pritet të kemi sot edhe nesër alternime kthjellimesh, kalime vranësirash, vranësira të cilat do jenë më të fokusuara në zonat malore. Pritet që ditën e mërkurë vranësirat do jenë më të shpeshta duke krijuar edhe mundësi për reshje shiu. Reshjet e shiut më të dukshme pritet të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore, ndërsa jugu pritet të jetë në mbizotërimin e vranësirave, por reshjet do të jenë në sasira shumë të pakta.

Presim një përmirësim të kushteve të motit ditën e enjte dhe paraditen e të premtes, por pjesa e dytë e ditës së premte do jetë sërish me vranësira, suke pasur kështu mundësi për reshje shiu pasditen e të premtes dhe paradites së të shtunës, më pas do të jetë sërish diell. Temperaturat këtë javë do të arrijnë deri në 22 gradë celsius, që janë temperatura deri në 3 gradë më shumë se temperaturat që regjistrohen zakonisht gjatë vjeshtës”,-tha Hakil Osmani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE