Franca: Bëni kujdes, ky medikament mund të shkaktojë goditje në tru ose zemër!

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Franca: Bëni kujdes, ky medikament mund të shkaktojë goditje në tru ose zemër!

Agjencia Kombëtare Franceze për Sigurinë e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore ka dhënë alarmin për rrezikun nga përdorimi i disa barnave për lehtësimin e simptomave të gripit.

Sipas kësaj agjencie, përdorimi i barnave me pseudoefedrinë shtojnë rrezikun për goditje në tru dhe sulm në zemër.

Njoftimi ka alarmuar jo vetëm Francën por të gjithë Europën, pasi këto lloj barnash, kryesisht në formën e sprejtit për hundët, gjenden kudo në raftet e farmacive në çdo cep të kontinentit.

Shumë nga këto medikamente janë edhe në llojin e tabletave nga goja pa recetë ose si një sprej nazal me recetë.

Agjencia franceze e barnave tha se ka një rishikim të vazhdueshëm të këtyre barnave në nivel evropian.

Në vend të marrjes së një dekongjestioni nazal, ANSM rekomandon që njerëzit të pastrojnë hundët me spërkatje me ujë të kripur, të pinë mjaft lëngje dhe të ajrosin hapësirat e tyre të jetesës.

Mesazhi është i qartë. Mos i përdorni. Ne nuk rrezikojmë të pësojmë një goditje në zemër apo tru për hundën e bllokuar, deklaroi Christelle Ratignier-Carbonneil, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Francës për Sigurinë e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (ANSM).

Pseudoefedrina i është nënshtruar gjithashtu një kontrolli më të madh në disa vende, duke përfshirë edhe disa kufizime në 2007 dhe 2008 në Mbretërinë e Bashkuar, sepse mund të përdoret në mënyrë të paligjshme për të prodhuar metilamphetaminë.

Ndërkohë, një nga përbërësit aktivë të përdorur për të zëvendësuar pseudoefedrinën në disa dekongestantë të hundës, një ilaç tjetër i quajtur fenilefrinë, u konsiderua kohët e fundit i paefektshëm nga rregullatorët amerikanë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50746 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE