Varhelyi takon ministrin e Jashtëm Hasani: Shqipëria, progres në reformat drejt integrimit në BE!

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Varhelyi takon ministrin e Jashtëm Hasani: Shqipëria, progres në reformat drejt integrimit në BE!

Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi është takuar sot me Igli Hasanin, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nëpërmjet një postimi në platformën ‘X’, Varhelyi shkruan se Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat drejt integrimit në BE. Ai shtoi se synimi është që deri në fund të këtij viti, BE të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë për kapitullin e parë.

Shqipëria, si një vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në. Takova ministrin Igli Hasani në margjinat e takimit të Ministrave të BE dhe Ballkanit Perëndimor për të diskutuar hapat e ardhshëm. Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë- shkruan Varhelyi.

#Albania, as a negotiating country, has continued to make progress in EU- related reforms.
Met Minister @IgliHasani on the margin of the EU-Western Balkan Ministerial to discuss the next steps.
Our aim is to open accession negotiations on the 1st Cluster by the end of this year. pic.twitter.com/u1QGmR9Pry

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) November 13, 2023

E hëna e 13 nëntorit ka bërë bashkë Bashkimin Evropian me Ballkanin Perëndimor.

Kjo, përmes ministrave të Jashtëm të vendeve respektive. Vendi pritës do të jetë Brukseli, ndërsa kryesuesi i takimit do të jetë shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen me homologët e tyre nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pas publikimit të Paketës së re vjetore të Zgjerimit dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor prej gjashtë miliardë eurosh për periudhën 2024-2027.

Para këtij takimi me gjashtëshen ballkanike, ministrat e BE-së do të diskutojnë për situatën në Izrael dhe në rajonin e Lindjes së Mesme. Ministrat  do të shkëmbejnë gjithashtu pikëpamje mbi agresionin rus kundër Ukrainës dhe do të diskutojnë nisjen e bisedimeve të pranimit me Ukrainën dhe ndihmën ushtarake të BE-së për Ukrainën në afat të gjatë.

Agjenda mbulon gjithashtu zhvillimet aktuale në Armeni dhe Azerbajxhan, si dhe dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike të Evropës.

Kujtojmë se BE ka përgatitur një plan rritjeje prej 6 miliardë eurosh për të përafruar ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor me ato evropiane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49383 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE