Gjithë paneli i “DWTS Fan Club” bie dakord, Vis Pupa eleminohet këtë javë?!

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjithë paneli i “DWTS Fan Club” bie dakord, Vis Pupa eleminohet këtë javë?!

“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

E ndërkohë, “DWTS Fan Club” moderohet nga Kiara Tito dhe transmetohet çdo të diel ora 12:45 në Top Channel. Debatet më të forta dhe emocionet më të veçanta diskutohen çdo të diel në “DWTS Fan Club”. Në episodin e djeshëm të DWTS Fan Club Atalanta, Luixhino dhe Joana ishin të ftuarit e radhës. Mes debateve dhe diskutimeve për spektaklin e kaluar, ata kanë edhe një emër se kush do të largohet këtë të premte.

Atalanta: Kush largohet?

Kiara: Kush largohet, kush do të shkëlqejë?

Joana: Atalanta që e thotë këtë komentin kush do të largohet.

Luixhino: Problemi është që ne e themi një emër dhe e di çfarë bëhet, bëhemi armiq.

Kiara: Është një parashikim, gjithmonë një parashikim i juaji.

Luixhino: Vis Pupa.

Joana: Dakord me parafolësin.

Atalanta: Mund të jetë një nga dy tre emrat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49900 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE