Pas shumë kundërshtive, Albi Nako i kthehet keq Ilir Shaqirit: Ai diskrimon…

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas shumë kundërshtive, Albi Nako i kthehet keq Ilir Shaqirit: Ai diskrimon…

“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

E ndërkohë, “DWTS Fan Club” moderohet nga Kiara Tito dhe transmetohet çdo të diel ora 12:45 në Top Channel. Debatet më të forta dhe emocionet më të veçanta diskutohen çdo të diel në “DWTS Fan Club”. Në episodin e djeshëm të DWTS Fan Club, Albi Nako, pjesë e panelit të Fan Club DWTS tha se anëtarët e jurisë duhet të tregohen më të kujdesshëm me komentet e tyre. Ndërsa dha disa shembuj, ai theksoi se disa balerinë komplimentohen nga juria, kurse të tjerë jo. Albi u shpreh se të gjithë duhet të jenë të barabartë në spektakël.

Punët e shkundjeve dhe tundjeve. Duhet të jemi të kujdesshëm me pjesën e shprehjeve se kam vënë re një lloj diskriminimi deri diku mund ta them. Kam vënë re Ilirin që citon Dionin si monument kulture, citon Luixhinon si ekselent, pa pasur asnjë diskutim për profesionalizmin e tyre. Kjo dashje padashje krijon një lloj deprinimi tek pjesa tjetër e kastit. Unë mendoj se kjo krijon një përqasje tjetër tek VIP-at, që duke kërcyer me monumente kulture që theksohen nga juria krijohet një ide e gabuar, që ne që kërcejmë me këta monumente e kemi garën deri diku edhe të marrë. Ka një përshtypje të gabuar, unë e quaj deri diku edhe diskriminim, duhet të jemi pak më të kujdesshëm, duhet të jenë të gjithë të barabartë. Unë mesa vë re disa përkëdhelen, disa jo. Këtu mund të them dhe rastin e Gracianos që e shoh sikur juria nuk e do.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE