Kumbaro prezanton projektbuxhetin për vitin 2024: Kemi pasur bum turistik!

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kumbaro prezanton projektbuxhetin për vitin 2024: Kemi pasur bum turistik!

Në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantoi projektbuxhetin për vitin 2024.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgatitur detajimet buxhetore duke ruajtur kufijtë e parashikuar, në pesë programe buxhetore që përmblidhen në Planifikim, Menaxhim, Administrim, Mbrojtje të Mjedisit, Administrim të Pyjeve, Zhvillim të Turizmit dhe Menaxhim të Mbetjeve.

Buxheti i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit vjen me një rritje totale prej 35%, rezultat i rritjes së fondit për promovimin e turizmit dhe integrimin e programit të ri të menaxhimit të mbetjeve. Sa i takon turizmit, rritja e buxhetit në total me 300 milionë lekë vjen për të mbështetur pjesëmarrjen e Shqipërisë në panaire prestigjoze si ai i FITUR Madrid dhe ITB Berlin, organizimin në Tiranë të mbledhjes së 70 të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit, organizimin në Shqipëri të konventës së Konfederatës Franceze të Ndërmarrjeve të Udhëtimit “Les Entreprises du Voyage”, si edhe kalendarin e eventeve turistike që ka ardhur nën aplikacionin TEA.

Ndër të tjera Kumabro theksoi:  “Vetëm në pak muaj, TEA, aplikacioni që mbart brenda vetes Kalendarin e Eventeve Turistike në çdo bashki, është instaluar 25 mijë herë nga vizitorët dhe pushuesit, një shenjë që na shton energjinë për ta përmirësuar gjatë vitit 2024 duke e kthyer në një instrument afatgjatë të promovimit të eventeve turistike”

Ajo nënvizoi  gjithashtu se përmes operacionit “Plazhe të pastra” do të mbështeten në vitin 2024 edhe bashkitë Lezhë dhe Shkodër. Vëmendje të veçantë Kumbaro i dedikoi edhe Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa:

“Është një akt guximtar që e bëri Shqipërinë përfaqësuese të një modeli të bukur dhe të qëndrueshëm, si simboli më i sinqertë i simbiozës së mjedisit me turizmin. Tani, sërish në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtar po punohet për: Planin e Menaxhimit të integruar të Parkut, si dhe për projektin e Qendrës së re të vizitorëve në Parkun Kombëtar të Vjosës.”

Ministrja Kumbaro përmendi edhe buxhetin e dedikuar prej 172 milionë lekë për nismën “Viti i Pyjeve” gjatë 2024-ës:

“Nismë shumë të rëndësishme që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve po punojnë, shpalljen e vitit 2024 si “Viti i Pyjeve” për të cilën kemi parashikuar një investim prej 172 milion lekë”

Kumbaro në  përfundim të projekt-buxhetit tha se po punohet për strategjinë e re të turizmit 2024-2030.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48813 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE