“Fytyrën e ka të barabartë me kofshët”- Komenti i Spartak Ngjelës për Bora Zemanin

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Fytyrën e ka të barabartë me kofshët”- Komenti i Spartak Ngjelës për Bora Zemanin

I ftuar në rubrikën “Galeri” në “E Diell” ishte avokati Spartak Ngjela.

Në një rrëfim special për jetën, familjen dhe profesionin, Spartak Ngjela dha një nga intervistat më të komentuara dhe virale.

Por teksa u pyet për Bora Zemanin, si e komentoi ai moderatoren?!

“Bora Zemani është përjashtim. Ka unitet, bukuria duhet të ketë unitet. E bukura si koncept ka ardhur nga bukuria e femrës. Bukurinë e ka sjellë ajo. Bukuria është harmoni, ajo ka harmoni. Ka këmbët, fytyrën. Fytyrën e ka të barabartë me kofshët. Një piktor e kupton që Bora ka harmoni në të gjitha pjesët e trupit”, tha avokati.

Ai komentoi edhe Ana Kaurin, ish konkurrenten e “Përputhen”, për të cilën tha se nuk e kupton dot nëse ajo është mulate apo e bardhë, kjo për shkak të ndërhyrjeve që i ka bërë.

“Nuk të kuptojmë dot se çfarë je, mulate apo e bardhë. Nuk dimë si i ka buzët e saj. I ke bërë buzët si afrikane, ndërsa sytë si aziatike“- iu drejtua avokati, ndërsa Ana e mori situatën me të qeshur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE