“Goca dridhej se mos i vrisnin babain jashtë”, ish-banori i BBV rrëfen për herë të parë kërcënimet e Olta Gixharit

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Goca dridhej se mos i vrisnin babain jashtë”, ish-banori i BBV rrëfen për herë të parë kërcënimet e Olta Gixharit

Aktori i njohur i humorit, Gent Hazizi ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë për “Zgjohu me MCN”.

Aktori habiti kur e cilësoi eksperiencën në “Big Brother VIP” si më të keqen e jetës së tij.

Genti u shpreh se gjatë kohës që ai kishte përplasje të forta me Olta Gixharin brenda shtëpisë, familja e tij kërcënohej jashtë nga persona të tjerë.

Aktori u shpreh se nuk ua fal kurrë që vajza e tij dridhej nga frika dhe qante se mos i vrisnin babain jashtë BBV.

Genti gjithashtu shtoi se kjo situatë jo që nuk u ndalua dhe as u dënua, por përkundrazi iu dha më shumë zë.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/11/Snaptik.app_7300972001055886598.mp4

Ndërsa teksa u pyet se sa dorë i dha Big Brother, ai u përgjigj:

“Big Brother-i ma dha një dorë por ma dha këtu mbrapa kokës. Eksperienca më e keqe e jetes time. Ta them sinqerisht. Nëse do thoja për “Dancing With The Stars”, që ka qenë një nga eksperiencat që kam shijuar më shumë, Big Brother-i është me e keqja. Sepse nuk flas për pritshmëritë që kisha, por nëse te DWTS ndejta 6 javë, te BBV mu lutën 1 muaj dhe ndejta 3 javë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49874 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE