Kompania amerikane provomon taksitë elektrike ajrore në New York, futen në punë në 2025!

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kompania amerikane provomon taksitë elektrike ajrore në New York, futen në punë në 2025!

Teknologjia po evoluan me hapa galopantë dhe vetëm në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

Tashmë, tasksitë elektrike ajrore mund të transportojnë pasagjerë nga Aeroporti JFK në qendër të Manhatanit, duke nisur nga  viti 2025, duke patur udhëtime të qeta dhe pa emetime, që zgjasin për vetëm 7 minuta.

Prodhuesi Joby Aviation (JOBY.N) kreu një fluturim eksperimentues në heliportin e qendrës së Manhattan në New York të dielën, fluturimi i parë me taksi ajrore elektrike në qytet.

Ndër pikat më të forta të kësaj risie është shfrytëzimi produktiv i kohës.

Taksia elektrike mund të karikohet për rreth pesë minuta, ndërsa pasagjerët do të jenë duke zbritur dhe hipur, tha CEO JoeBen Bevirt.

“Ideja është që udhëtarët do të rezervojnë udhëtimin e tyre, ngjashëm me një aplikacion rideshare”,- shton ai.

Kompania synon të fillojë shërbimin komercial të pasagjerëve në vitin 2025 dhe nisma është aktualisht në të tretën nga pesë fazat e certifikimit të Administratës Federale të Aviacionit (FAA.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49161 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE