“Në Kuadër të Dashurisë” shkon në Gjermani! Zbuloni datën e premierës e më shumë…

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Në Kuadër të Dashurisë” shkon në Gjermani! Zbuloni datën e premierës e më shumë…

“Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar këtë muaj në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe. Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe shumë energji. Por mbi të gjitha, ashtu siç thotë dhe regjisori Koloreto Cukali, njerëzit të dalin nga salla e kinemasë me shumë më shumë se vetëm kaq.

Shqiptarët e Belgjikës dhe Luksemburgut, që prej datës 8 Nëntor, kanë shijuar filmin dhe kanë përjetuar të qeshura pafund, pasi filmi i tyre më i dashur është shfaqur në kinematë Kinopolis në Bruksel, Antwerpen, Gent, Liège dhe Kirchberg. Ishte planifikuar që nuk do të kishte më shfaqje, por ne jemi gati t’ju japim një lajm mjaft të mirë. Për shkak të kërkesave të shumta, në Belgjikë e Luksemburg do të ketë shfaqje edhe këtë javë.

Një lajm tjetër i mirë është se duke nisur nga 25 Nëntori, filmi “Në Kuadër të Dashurisë shkon edhe në Gjermani në kinema Cinemaxx. Në website-n zyrtar mund të gjeni oraret sipas qytetit ku ju jetoni. Mund ta zbuloni duke klikuar link-un: https://www.cinemaxx.de/film/n-kuadr-t-dashuris-im-rahmen-der-liebe

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49420 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE