Aksident i rëndë në Gjadër, përplasen tre makina, dy të plagosur! (Emrat)

vovalbania November 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident i rëndë në Gjadër, përplasen tre makina, dy të plagosur! (Emrat)

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në Gjadër të Lezhës.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë tre automjete, me shoferë Erjon Ahmeti, Hajri Kalaj dhe Shkëlqim Elezi.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy shoferët e mjeteve, Hajri Kalaj dhe Shkëlqim Elezi, të cilët janë dërguar për ndihmë në spital.

Aksidentet në muajin tetor

Viti 2023 vijon të kategorizohet në rritje sa i perket aksideteve rrugore. Trend që është shënuar edhe përgjatë muajit tetor.

Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se gjatë muajit Tetor 2023, janë regjistruar 98 aksidente rrugore, ndërkohë që në të njëjtin muaj të një viti më parë janë regjistruar vetëm 84 aksidente. Këto të dhëna tregojnë se numri i aksidenteve rrugore është rritur me 16,7 %.

Gjatë muajit që sapo lamë pas numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 130 persona nga 105 që ishin në muajin Tetor 2022. Aksidentet rrugore, në 83,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç, duke zënë 26,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 73,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

E hëna ka qenë ditë tersi për shqiptarët gjatë muajit Tetor 2023, pasi 19.4% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur në këtë ditë, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Enjte me 8,2 %. Në muajin Tetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 dhe 14:00-17:00 duke zënë secila nga 22,4 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE