Për adhuruesit e programit, ja kur do të nisë “X-Factor Albania”

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për adhuruesit e programit, ja kur do të nisë “X-Factor Albania”

“X Factor Albania” do të nisë në mes të dhjetorit dhe këtë e ka zbuluar vetë Ilda Lumani, skenaristja e programit.

Ilda tha gjithashtu se janë mbyllur audicionet paraprake dhe janë përzgjedhur pjesëmarrësit më të mirë.

Ajo shtoi se ka pasur shumë interes dhe pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e lartë, duke theksuar se në skenën e “X Factor Albania” do të ketë njerëz nga grupmosha të ndryshme, madje edhe në grupmoshën e tretë.

Deri më tani, dimë se “ X Factor Albania” do të moderohet nga Alketa Vejsiu dhe anëtarë të jurisë do të jenë: Adi Krasta, Elhaida Dani, Arilena Ara, Vesa Luma dhe Young Zerka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50900 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE