Pr/Buxheti, Tabaku: U rritën taksat, jo mirëqenia e qytetarëve!

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pr/Buxheti, Tabaku: U rritën taksat, jo mirëqenia e qytetarëve!

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku komenton projektbuxhetin e vitit 2024 të miratuar nga qeveria. Në një postim në rrjetet sociale shkruan se “rritja e parashikimeve buxhetore është për shkak të rritjes së taksave dhe jo mirëqenies së qytetarëve”.

Jeni duke dëgjuar çdo ditë që ky është “buxheti më i madh ndonjëherë” deri në lodhje dhe mërzitje! Por si kemi arritur tek ky buxhet? Shikoni, në 10 vite janë rritur taksat 3 miliard Euro, kryesisht si barrë mbi shtresën e mesme.

Por, çfarë ka ndodhur me ekonominë? A ka shkuar kjo rritje në shërbim të mirëqenies, të mbështetje të shtresës së mesme, të teknologjisë-informacionit, të arsimit? Në mënyrë absolute jo!

Në qoftë se rritja e çmimeve ka qenë 25%, rritja e pagës reale ka qenë 16%. Në qoftë se rritja e çmimeve ka qenë 25%, rritja e pagës mesatare ka qenë po 25%. Që do të thotë, në të dyja rastet, më pak se rritja e çmimeve, që sigurisht është ndjerë në xhepin e qytetarëve.

Tabaku thekson edhe se shtresa e mesme dhe taksapaguesit e rregullt janë “më të penalizuarit”.

Shtresa e mesme, taksapaguesit e rregullt, paguajnë barrën më të madhe të taksave, por a shkon kjo atje ku duhet? Përgjigja sigurisht që është: jo! Sepse çdo buxhet që vjen përgjigjja janë koncesione dhe PPP, jo në shërbim të rritjes dhe të zhvillimit të mirëqenies së shoqërisë!

Për 2024-ën, qeveria rriti financimet nga transferta e pakushtëzuar ndaj bashkive. Por, për disa prej tyre ku niveli i jetesës është mbi mesataren kombëtare ka më shumë rritje të financimeve se për bashkitë e varfra të vendit si Puka, Kukësi, Bulqiza, Shkodra. Të dhënat zyrtare tregojnë se transferta e pakushtëzuar do të jetë mbi 35 miliardë lekë vitin e ardhshëm, më rritje rreth 16% krahasuar buxhetin fillestar 2023.

Të dhënat krahasimore tregojnë se rritjen më të madhe të fondeve e ka Bashkia e Vorës që nga Buxheti i Shtetit do të ketë transferime 20% më shumë se në vitin aktual. Më pas vjen e Tiranës, që do të financohet nga buxheti, nga taksat e përgjithshme me 5.1 miliardë lekë, me rritje vjetore 19.5%. Ndërkaq, e kryeqytetit është bashkia me kapacitetet më të larta të buxhetimit me të ardhurat e veta.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48880 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE