Prej 7 vitesh stilistja e njohur Nicky Hilton Rothschild vesh të njëjtën pallto edhe pse është një nga gratë më të pasura në botë

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prej 7 vitesh stilistja e njohur Nicky Hilton Rothschild vesh të njëjtën pallto edhe pse është një nga gratë më të pasura në botë

Miliarderja Nicky Hilton Rothschild pëlqen të veshë një pallto me print leopardi çdo vjeshtë. Motra e Paris Hilton, e njohur në botën e modës për më shumë se 7 vjet vesh një pallto me print leopardi. Një nga gratë më të pasura në botë është besnike e stilit të saj dhe duket se as nuk ka ndërmend të heq dorë nga pallto me këtë print të veçantë.

E njëjta gjë ka qenë edhe këto ditë kur ajo doli para pallatit ku jeton në Nju-Jork e veshur me një pallto me print leopardi, një çantë lëkure Marc Jacobs në duar, xhinse të zeza dhe këpucë të sheshta. Nicky është e martuar me biznesmenin miliarder James Rothschild. James është burri i dytë i Hilton. Çifti ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë dhe ata shfaqen kudo bashkë, duke u treguar të gjithëve se si janë një familje harmonike dhe e lumtur.

Rikujtojmë, se trashëgimtarja miliardere Paris Hilton para disa ditësh zbuloi fytyrën e djalit të saj, Phoenix në rrjetin social Instagram. 42-vjeçarja postoi në Instagram foto të vogëlushit nga udhëtimi i tij i parë në Nju-Jork. “Engjëlli im i çmuar, Phoenix, është në Nju-Jork për herë të parë”,-kishte shkruar bukuroshja në mbishkrim.

Mirëpo ndjekësit vunë re një detaj. Sipas tyre, kishte diçka që nuk shkonte me formën e kokës së djalit. “Nuk dua të jem e pasjellshme, por çfarë po ndodh me formën e kokës së djalit”? “Pse e ka kokën kështu?” “A vuan diçka”? “Fëmija ka kokën më të madhe se Hilton”-ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.

Paris komentoi, duke u shprehur: “Ka disa njerëz të sëmurë në këtë botë. Engjëlli im gëzon shëndet të plotë. E sigurisht që do të bëhet mjek, ka një tru të madh”. Më pas ka ardhur edhe reagimi nga motra e Paris, Nicky. Ndërsa merrte pjesë në ngjarjen “Glamour Magazine Women of the Year” 40-vjeçarja tregoi se ndjen neveri kur haset me këto komente. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49581 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE