Produktet e skaduara, 312 ton produkte të bllokuara !

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Produktet e skaduara, 312 ton produkte të bllokuara !

Rastet kur subjektet tregtare shesin produkte që i ka kaluar afati skadencës apo i mbajnë ato në kushte të papërshtatshme higjene, nuk janë të pakta.

Nga kontrollet që janë kryer nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për periudhën janar-tetor të këtij viti, rezulton se janë bllokuar në total 312 ton produkte.

“Prej janarit-tetor 2023 AKU ka pasur 238 raste të bllokimit në të gjitha drejtoritë rajonale. Produktet ushqimore kanë qenë nga më të ndryshmet duke përfshirë kosin, qumështin dhe nënproduktet e tij djathërat, mishi dhe nënproduktet e tij, sallamërat, çokollata, molto, biskota, ëmbëlsirave. Në total janë bllokuar 312.45 ton produkte”, tha inspektorja e AKU-së, Yllka Allaraj.

Kontrollet që kryhen në terren nga inspektorët e AKU, zhvillohen jo vetëm në bazë të inspektimeve rutinë por dhe me kërkesë të qytetarëve. Deri në muajin tetor ka pasur 221 raste denoncimi për produkte pa etiketë, të skaduara apo që nuk plotësojnë kushtet e duhura higjeno-sanitare.

“Inspektimet bëhen me plan në bazë të kontrolleve zyrtare të përcaktuara, plan vjetor. Pa përjashtuar edhe pjesën e denoncimeve që vjen nga konsumatori. Denoncimet janë të natyrave të ndryshme por vijnë zakonisht për produkte të skaduara. Drejtoria e Tiranës që është dhe qarku më i madh ka numrin më të madh të trupave inspektuese”, tha Allaraj.

Duke qenë se periudha e festave po afron, do të intensifikohen kontrollet në subjektet tregtare, kjo për vet faktin se për festa ka një rritje të konsumit të produkteve ushqimore.

“Për festa rritet ritmi për kontrollet e produkteve ushqimore për vet faktin që edhe vet konsumi për produktet ushqimore në rastet e festave është edhe më i madh sidomos i atyre me origjinë shtazore që ne kemi një këndvështrim dhe qasje tjetër pasi risku më i lart për shëndetin e konsumatorit është tek këto produkte”, tha Allaraj.

AKU këshillon qytetarët që të kenë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, dhe fokusin institucioni e ka kthyer drejt ndërgjegjësimit të shoqërisë, duke  kërkuar denoncim për rastet e parregullsive.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49276 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE