Kreshnik Hajdarit nuk i ndërpritet mandati i kryebashkiakut të Kuçovës!

vovalbania November 14, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Kreshnik Hajdarit nuk i ndërpritet mandati i kryebashkiakut të Kuçovës!

Kreshnik Hajdari nuk deklaroi dënimin për shkelje kufiri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ndërpret mandatin si kryebashkiak i Kuçovës. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se nuk ka një shkak ligjor.

Jemi para një fakti ku subjekti vetëdeklarues, kryetar i Bashkisë së Kuçovës ka paraqitur formularin e vetëdeklarimit. Ka papritur disa të dhëna. Në gjykimin dhe vlerësimin e tij, ai nuk ka paraqitur një të dhënë që lidhet me një proces penal administrativ, vendimi është penal, në një kohë të caktuar të zhvilluar në Greqi. Në një vlerësim të tij ka qenë e panevojshme për t’u deklaruar ose e ka harruar. Kjo s’ka rëndësi në arsyetimin tonë.

Kjo e dhënë nuk përbën, tashmë e certifikuar e dhënë edhe nga organi i Prokurorisë së Përgjithshme, nuk e përfshin në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale që ka marrë dënimin përkatës. Ngelet diskutimi që fakti që nuk e ka deklaruar.

Edhe në respektim të precedentit të krijuar nga ky institucion që prej vitit 2020, ne kemi mbajtur qëndrimin që s’ka detyrim subjekti vetëdeklarues për të paraqitur në formularin e vetëdeklarimit rrethana që nuk e ndalojnë që të marrin zyrën publike. Ky është një qëndrim i konsoliduar prej KQZ-së.

Janë disa raste, si Zef Hila, të gjitha pyetjeve që lidhen me procedime, ndalime i është përgjigjur me jo, se nuk e ndalojnë që të kandidojë si deputet. Në vlerësim tim, qëndron bindja që një subjekt që ka detyrimin për shkak të angazhimit që të plotësojë një formular, s’ka detyrim të përfshijë të dhëna që nuk përbëjnë shkak për të kandiduar. Vlerësoj që s’ka shkak ligjor që kreu i bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati.

Në formularin e deklarimit, Hajdari nuk kishte përfshirë dënimin e Gjykatës së Janinës për shkeljen e kufirit më Greqinë kur ishte 17-vjeç. Në qershor 1999, për të u dha “Masë riedukuese qortimi”, nisur nga mosha ende e mitur.

Nga opozita, avokati Franc Nuri kërkoi heqjen e mandatit:

E kemi depozituar si koalicion BF që në muajin prill 2023 dhe prisnim që sot të vinim në këtë fazë. I qëndrojmë qëndrimit se mandati duhet ndërprerë menjëherë për shkaqet si vijon, nuk ka rëndësi masa apo lloji i dënimit, sipas ligjit ka rëndësi nëse kjo gjë është deklaruar apo jo në formular.

A është i dënuar zotëria me vendim të formës së prerë? Prokuroria e Përgjithshme thotë: po. A e ka deklaruar në formular? Përgjigja është jo! Çfarë parashikon ligji dhe vendimi i Kuvendit? Parashikon ndërprerje të menjëhershme të mandatit, qoftë edhe një vendim administrativ. Pak rëndësi ka masa e dënimit, rëndësi ka që vendimi është i formës së prerë dhe nuk është deklaruar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48872 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE