Shuhet motra e madhe e Donald Trump!

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet motra e madhe e Donald Trump!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare Maryanne Trump Barry, motra e madhe e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Trupi i pajetë i Maryanne u gjet nga të afërmit në apartamentin e saj, teksa shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.

Barry shërbeu si gjyqtare federale në New Jersey nga viti 1983 deri sa doli në pension në vitin 2019. Ajo është e treta nga katër vëllezërit e motrat e Donald Trump që kanë ndërruar jetë. Maryanne, e cila iu shmang biznesit të pasurive të paluajtshme të familjes, shërbeu si një nga dy prokuroret e vetme femra, në zyrën e prokurorit të SHBA në Nju Xhersi nga viti 1974 deri në vitin 1983. Në vitin 1999, zonja Barry u emërua nga Presidenti Bill Clinton në Gjykatën e Apelit të SHBA-së për Qarkun e Tretë, i cili përfshin pjesë të New Jersey, Delaware dhe Pennsylvanisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE