Avokatët turq kërkojnë që Gjykata Ndërkombëtare të hetojë Netanyahun për ‘genocid’!

vovalbania November 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Avokatët turq kërkojnë që Gjykata Ndërkombëtare të hetojë Netanyahun për ‘genocid’!

Një peticion i dërguar nga Turqia në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës kërkon që kryeministri i Izraelit, Beniamin Netaniahu të hetohet për “krime kundër njerëzimit” në Gaza.

Akuzat kanë të bëjnë me veprimet e ushtrisë izraelite në Gaza, veçanërisht në muajin e fundit gjatë konfliktit të saj me grupin Hamas. Padia me 23-faqe e ngritur nga ish-deputeti i partisë AKP në pushtet, Metin Kulunk, së bashku me avokatët Mucahit Birinci e Burak Bekiroglu, është dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, edhe pse as Turqia dhe as Izraeli nuk njohin jurisdiksionin e saj.

Grupi ligjor depozitoi atë fillimisht në prokurorinë e Stambollit, teksa akuzonin Netanyahu për gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza, dhe krime kundër njerëzimit.

Metin Kulunk gjithashtu karakterizonte kryeministrin izraelit si “Hitleri i shekullit të 21-të” në rrjetet sociale, duke thënë se peticioni është përfaqësim i ndërgjegjies së popullit turk.

Avokati Burak Bekiroglu konfirmonte se një kopje e padisë do të dërgohet së shpejti në Hagë.

Ndërkohë në konfliktin brutal të ushtrisë Izraelite me Hamas më shumë se 11 000 palestinezë janë vrarë në kundërpërgjigjen e pabalancuar të shtetit hebre ndaj sulmit të militantëve më 7 tetor brenda territorit të Izraelit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE