Franca lëshon urdhër arrest kundër presidentit sirian Bashar al- Assad!

vovalbania November 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Franca lëshon urdhër arrest kundër presidentit sirian Bashar al- Assad!

Gjykata franceze ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin sirian Bashar al-Assad, vëllain e tij Maher al- Assad dhe dy zyrtarë të lartë sirianë. Sipas vendimit të gjykatës, ata janë akuzuar për përdorimin e armëve kimike të ndaluara kundër civilëve në Siri në vitin 2013.

Urdhër-arrestet, të cilat kanë të bëjnë me akuzat për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte, u lëshuan pas një hetimi penal për dy sulme me armë kimike në qytetin sirian të Douma dhe distriktin Ghouta Lindore në gusht 2013, ku vdiqën më shumë se 1 mijë persona, raporton Reuters.

Ky është urdhri i parë ndërkombëtar i lëshuar për presidentin e shtetit sirian, forcat e të cilit, shtypën brutalisht protestat e nisura në vitin 2011, të cilat ekspertët e OKB-së i vlerësuan si krim lufte.

Por çfarë janë armët kimike dhe a janë ato të paligjshme?

Ndërkohë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur shqetësimin se Rusia mund të përdorë armë kimike në luftë. Tashmë ka pasur raporte për përdorimin e tyre në qytetin e rrethuar të Mariupolit, në jug të Ukrainës.

Prodhimi, përdorimi dhe grumbullimi i armëve kimike ndalohen me Konventën e Armëve Kimike të vitit 1997.

Vetëm Egjipti, Koreja e Veriut dhe Sudani i Jugut nuk e kanë nënshkruar apo ratifikuar traktatin ndërkombëtar për kontrollin e armëve. Izraeli e ka nënshkruar, por nuk e ka ratifikuar.

Konventa mbikëqyret nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë, e cila mund të përcaktojë nëse kimikatet toksike janë përdorur si armë.

Në bazë të traktatit, përdorimi i toksinave më të rrezikshme është i ndaluar. Ato përfshijnë: agjentin nervor sarin, VX dhe noviçok, si dhe helmin ricin dhe mustardë.

Një armë kimike është “çdo lëndë kimike që, përmes veprimit të saj kimik, mund të shkaktojë vdekje, paaftësi të përkohshme ose dëmtim të përhershëm”, thotë Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

Një kimikat i pakontrolluar, siç është klori, mund të bëhet gjithashtu armë kimike nëse përdoret në konflikt. Edhe pse dënohet nga grupet e të drejtave të njeriut, fosfori i bardhë nuk është i ndaluar me Konventën e Armëve Kimike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE