GJKKO-ja i çon shkresë Kuvendit për masën ndaj Sali Berishës!

vovalbania November 15, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
GJKKO-ja i çon shkresë Kuvendit për masën ndaj Sali Berishës!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar një shkresë Kuvendit ku e informon lidhur me vendimin e marrë ndaj deputetit Sali Berisha, në hetimin për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Përmes një shkrese që mban datën 10 nëntor 2023, GJKKO vë në dijeni Parlamentin lidhur me vendimin e 26 tetorit 2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me objekt: “Marrjen ne pyetje të personit nën hetim”.

Shkresa është protokolluar nga Sekretariati i Kuvendit më 14 nëntor 2023.

Më 26 tetor 2023, gjyqtarja Irena Gjoka caktoi ndaj Berishës masën “Detyrim për paraqitje”, në një seancë me avokat kryesisht, bashkë me ndalimin për të dalë jashtë vendit, nën akuzë për korrupsion pasiv.

Ndërkaq, më 6 nëntor gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve të Berishës për të revokuar masën e sigurisë.

Në lidhje me hetimet për korrupsion pasiv në privatizimin e klubit sportiv Partizani në Tiranë, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit, GJKKO i ka caktuar Sali Berishës detyrimin për t’u paraqitur çdo të hënë të parë e të tretë të muajit. Por, Berisha e ka bërë të qartë refuzimin për t’iu përmbajtur vendimit.

Nuk pranoj kurrë sanksionet antikushtetuese të Edi Ramës dhe bandës së tij!

Por unë, jo në mbrojtje time, por në mbrojtje të të drejtave më elementare të çdo qytetari, nuk mund të pranoj që Edi Rama me një grusht banditësh që funksionojnë ose si grup i strukturuar kriminal ose në forma të tjera në organet e drejtësisë, të shkel Kushtetutën.

Ai vendim duhet të shkojë në parlament, se aty e kam qendrën e punësimit se në parti politike nuk vjen dot. Por, atje nuk e dërgojnë dot se ai vendim është shkelje flagrante e Kushtetutës. Nëse për një deputet shkelet Kushtetuta, imagjino se çfarë bëhet me një qytetar të thjeshtë!

Dhe Edi Rama kërkon të vendosë deri në fund pushtetin e tij personal.

Unë iu them demokratëve dhe qytetarëve se në qëndrimet e mia nuk ka asgjë personale, përveç mbrojtjes së interesave jetike të tyre, duke mbrojtur Kushtetutën. Kushtetuta ka përcaktimet e veta.

E kam thënë dhe e them, në vitin 2012 unë dërgova ligjin për t’i hequr çdo lloj mbrojtjeje deputetit. Edi Rama e refuzoi në mënyrë kategorike këtë ligj, por u kalua e drejta e hetimit. Unë që nesër jam i gatshëm të votoj përsëri ligjin që kam dërguar në vitin 2012.

Por, përderisa Kushtetuta është në fuqi, nuk ka bandit në Shqipëri dhe as në botë që të më imponojë mua të shkel Kushtetutën.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51091 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE