Kriza në çift, ja veprimi papritur i Ledri Vulës në rrjetet sociale

vovalbania November 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kriza në çift, ja veprimi papritur i Ledri Vulës në rrjetet sociale

Ndryshe nga Sara Hoxha e cila ka qenë mjaft active në rrjetet sociale, ndryshe ka bërë babai i vajzës së saj, Ledri të cilin nuk e dimë nëse mund ta quajmë më partnerin e saj.

Prej disa kohësh çifti po përfliten për një krizë mes tyre. Zërat nisën që pas premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë” ku Sara u shfaq e vetme pa Ledrin në tapetin e kuq.

Më pas ky i fundit, ashtu edhe familjarët e tij nuk bënë asnjë postim mbështetës për Sarën në projektin e saj të parë kinematografik.

Së fundmi reperi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale ku ka ndarë videon e një vajze që këndon këngën e tij të re.

Nuk dihet nëse ajo është mikeshë e çiftit apo vetëm një fanse, pasi asnjëri prej tyre nuk e ndjek atë në rrjetet sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49136 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE