Makina që shndërrohet në një dron gjigant…

vovalbania November 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Makina që shndërrohet në një dron gjigant…

Së fundmi është prezantuar makina XPENG AEROHT eVTOL, e cila mund të shndërrohet në një dron gjigant. Kompania po synon të dalë nga koncepti origjinal me dy helika të mëdha drejt 4 krahëve të palosshëm. Makina, e cila është ende koncept, do të ketë një pamje të ngjashme me automjetet normale që qarkullojnë sot dhe krahët, të cilët do të palosen, nuk do t’i krijojnë asaj asnjë problem gjatë lëvizjeve në rrugë.

Kompania Xpeng ka thënë se shoferi, që në këtë rast do të jetë edhe pilot, do ta ketë shumë praktike drejtimin si në tokë dhe në ajër. Kur ai të vendosë të ngrihet në ajër, timoni do të zëvendësohet nga leva e butona që do të bëjnë të mundur kontrollin në ajër. Ndërkohë, specifikat e tjera teknike të makinës fluturuese ende nuk janë bërë publike nga kompania.

Teknologjia po evoluan me hapa galopantë dhe vetëm në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Tashmë, tasksitë elektrike ajrore mund të transportojnë pasagjerë nga Aeroporti JFK në qendër të Manhatanit, duke nisur nga viti 2025, duke patur udhëtime të qeta dhe pa emetime, që zgjasin për vetëm 7 minuta. Prodhuesi Joby Aviation (JOBY.N) kreu një fluturim eksperimentues në heliportin e qendrës së Manhattan në New York, fluturimi i parë me taksi ajrore elektrike në qytet. Ndër pikat më të forta të kësaj risie është shfrytëzimi produktiv i kohës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE