Pas lajmeve se do të zëvendësohet nga Ledion Liço në “Big Brother VIP”, reagon për herë të parë Arbana Osmani

vovalbania November 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas lajmeve se do të zëvendësohet nga Ledion Liço në “Big Brother VIP”, reagon për herë të parë Arbana Osmani

Ditën e djeshme burime për “Zëri.al” konfirmuan aludimet se “Big Brother VIP” nuk do t’i besohet Arbana Osmanit këtë sezon të tretë.

I njëjti burim tha se moderatorja do të zëvendësohet nga producenti Ledion Liço.

Përsa i përket Arbanës, u tha se ka ndërprerë ‘negociatat’ për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.

Ndërsa nga ana tjetër, Liço është përgatitur për rikthimin në ekran, kjo edhe falë projekteve të fundit, ndërsa kujtojmë se ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”.

Mirëpo, si vendos Arbana t’u përgjigjet këtyre lajmeve?

Mëngjesin e sotëm ajo ka postuar një foto nga ambientet e “Top Channel” tek grimohet, ndërsa ka shkruar: “Si mu gdhitë?”

Aktualisht ajo nuk është në moderim të asnjë programi, si dhe intervistat e saj në Top numërohen me gishtat e njërës dorë, ndaj nuk dihet se për çfarë po grimohet në ambientet e Top Medias.

Ndoshta një lojë për marketing dhe për të shkaktuar pak zhurmë?

Kujtojmë se e njëjta situatë ka ndodhur edhe disa vite më parë, ku lajmi se Arbana do të zëvendësohej si moderatore e BB shkaktoi bujë të madhe, ama më pas nuk rezultoi kështu!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48871 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE