Presidenti turk Erdogan ashpërson kritikat ndaj Izraelit!

vovalbania November 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti turk Erdogan ashpërson kritikat ndaj Izraelit!

Recep Tayyip Erdogan presidenti i Turqisë ka shtuar kritikat e tij ndaj Izraelit, duke e quajtur “shtet terrorist” që synon të shkatërrojë Gazën dhe banorët e saj.

Gjatë një fjalimi para partisë së tij, Erdogan po ashtu tha më 15 nëntor se Turqia do të ndërmarrë hapa për t’u siguruar që udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Izraelit të përballen me gjykime para gjykatave ndërkombëtare.

“Izraeli po zbaton strategjinë e shkatërrimit total të një qyteti dhe banorëve të tij”, tha Erdogan.

“E them haptazi që Izraeli është shtet terrorist”, shtoi udhëheqësi turk.

Erdogan i ka përshkruar luftëtarët e Hamasit – grup palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – si “luftëtarë të rezistencës” të cilët, sipas tij, po tentojnë të mbrojnë tokën dhe popullin e tyre.

Turqia së fundi ka normalizuar raportet me Izraelin. Por, lufta Izrael-Hamas – që nisi në fillim të tetorit – në Gazë edhe një herë ka përkeqësuar raportet mes Turqisë dhe Izraelit.

Izraeli muajin e kaluar tërhoqi diplomatët nga Turqia, pasi Erdogan e akuzoi Izraelin për kryerje të krimeve të luftës. Turqia më pas tërhoqi ambasadorin e saj nga Izraeli.

Ndërkohë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha para një tubimi pro-palestinez në Stamboll se shteti i tij po përgatitet ta shpallë Izraelin “kriminel lufte” për shkak të veprimeve të tij në Gazë.

Gjatë adresimit të tij para qindra mijëra personave që iu bashkuan tubimit, Erdogan po ashtu mbajti shtetet perëndimore përgjegjëse për vrasjet në Gazë dhe për dështimin që të ndalin sulmet e Izraelit.

“Izrael, ne do t’iu shpallim kriminel lufte para botës”, tha Erdogan. “Ne po bëjmë përgatitjet dhe ne do ta shpallin Izraelin para botës si kriminel lufte”.

Erdogan, Qeveria e të cilit së fundi ka rivendosur raportet diplomatike me Izraelin, ka kritikuar këtë shtet.

Më herët gjatë javës, Erdogan tha se grupi militant i Hamasit nuk është organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që lufton për tokat dhe popullin e tij.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE