A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

vovalbania November 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Gjatë ditës se enjte në vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të thata dhe relativisht të ftohta me origjinë veriore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 3 deri 13°C
në zonat e ulëta 6 deri 22°C
në zonat bregdetare 10 deri 22°C

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50309 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE