Shirat e rrëmbyeshëm përmbytin zonat urbane të Rio de Janeiro në Brazil!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shirat e rrëmbyeshëm përmbytin zonat urbane të Rio de Janeiro në Brazil!

Rezidentët e disa zonave urbane të Rio de Janeiro përpiqeshin të shpëtonin zotërimet dhe shtëpitë e tyre teksa një stuhi e rëndë reshjesh goditi zonat veriore të qytetit. Tragjikisht 11 njerëz raportohet se humbën jetën nga rrëshkitjet e dheut, nga mbytja apo nga kontakti me energjinë elektrike.

Zjarrfikësit thanë se ishin ende në kërkim të një gruaje e cila ra me makinën e saj në lumë. Uji i stuhisë raportohet se arriti deri pranë çative të makinave në disa pjesë të Avenida de Brasil, rruga kryesore që përshkon qytetin. Kryebashkiaku Eduardo Paes tha:

E shpall situatën emergjente dhe i kërkoj njerëzve të qëndrojnë në shtëpi për të mos penguar përpjekjet e shpëtimit.

Shërbimi i autobusëve kishte ndaluar dhe disa stacione metroje ishin mbyllur prej ujit që kishte depërtuar në binarë. Zjarrfikësit thanë se ishin përgjigjur ndaj thirrjeve të shumta të lidhura me stuhinë. Një nga zonat më të prekura urbane ishte Acari, ku uji kishte depërtuar në bodrumin e spitalit  Ronaldo Gazolla dhe kishte dëmtuar disa biznese. Alexandre Gomes tha për rrjetin AFP, teksa përpiqej të largonte uji nga dyqani ku punon:

Erdha në punë dhe çdo gjë ishte përmbytur. Ka ndodhur dhe vite të tjera kur ka pasur reshje të mëdha.

Agjencitë e emergjencave kishin dhënë paralajmërime për rrëshktije dheu në disa qyteza të shtetit të Rio de Janeiro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49770 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE