Azemi ja shpreh hapur dashurinë Albës në “BBVK”, si ishte reagimi i saj?

vovalbania November 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Azemi ja shpreh hapur dashurinë Albës në “BBVK”, si ishte reagimi i saj?

Pas shumë momenteve të kaluara së bashku, flirtimeve dhe diskutimeve, dyshja e “BBVK” Azemi dhe Alba kanë folur hapur në lidhje me ndjejat dhe atë që presin nga njëri-tjetri.

Azemi duket se ka vendosur të mos humbasë më kohë dhe i ka bërë të qartë Albës se është i dashuruar me të dhe po përpiqet ta kuptojë edhe pjesën e saj dhe pavendosëmërinë e saj, megjithatë duket se ndjenjat nuk janë të njejta nga ana e banores së “BBVK”.

“Më mbet hatri për disa gjëra, sepse jam dashuruar. Ka momente që unë i kam me veten, duhet me i procesu, janë shumë gjëra. E kuptoj pjesën tënde”- ju drejtua Azemi Albës, ndërkohë kjo e fundit i tha:

“Mua po më bën të ndihem keq, të ndihem fajtore. Po më bën të ndihem sikur jam njeri i keq. Në çdo moment jam treguar e sinqertë me ty, t’i kam bërë gjërat e qarta me fillim. Dua të mbesim shokë të mirë.”

E ndërsa Azemi ka bërë cdo gjë të qartë, ai ka “konkurencë” edhe nga djem të tjerë të shtëpisë në lidhje me Albën, teksa edhe Lumbardhi e Blerando së fundmi, kanë shprehur dëshirën ta njohin bukuroshen e “Big Brother”, megjithatë pritet të shihet se di shkojnë gjërat me trekëndëshin që është formuar, që tani më shumë duket si katror.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49266 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE