Gaza, kaosi pengon informacionet mbi numrin e saktë të viktimave!

vovalbania November 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gaza, kaosi pengon informacionet mbi numrin e saktë të viktimave!

Ndërsa vazhdojnë pa pushim sulmet izraelite në Rripin e Gazës e që pasojnë goditjen e Hamasit më 7 tetor, situata kaotike në territorin e mbipopulluar, e bën jashtëzakonisht të kërkuar marrjen e informacionit të saktë për numrin e viktimave.

Zyrtarët palestinezë bëjnë të ditur se aktualisht ka “vështirësi të konsiderueshme” në marrjen e informacionit të përditësuar për shkak të ndërprerjes së komunikimeve në Rripin e Gazës.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga zyrtarë të Hamasit është burimi zyrtar i Gazës për numrin e vdekjeve, që i përditëson rregullisht.

Lista e fundit e njohur e vdekjeve e raportuar të hënën në mbrëmje përmendte 11 mijë e 240 persona të vrarë, përfshirë 4 mijë e 630 fëmijë, që nga sulmet e Hamasit në Izrael, mbi një muaj më parë.

Shifrat janë vënë në dyshim publikisht nga Izraeli, si dhe nga presidenti amerikan Joe Biden. Por, organizatat ndërkombëtare, si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e OKB-së, thonë se nuk kanë arsye që të mos i besojnë.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë shprehen edhe se shifrat e vdekjeve regjistrohen nga profesionistët e sistemit shëndetësor, përpara se t’iu kalohen atyre. Po ashtu, shifrat përfshijnë vetëm personat e regjistruar të vdekur në spital. Zyrtarët e Gazës thanë:

Shifrat nuk bëjnë dallim midis vdekjeve ushtarake dhe atyre civile. Për shkak se aty nuk merren parasysh personat që vdiqën në vendet e shpërthimeve, trupat e të cilëve nuk janë gjetur ose varrosur menjëherë, mund të jenë edhe më pak viktima.

Ndërkaq, lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid ka bërë thirrje për shkarkimin e Benyamin Netanyahu-t nga detyra e kryeministrit dhe për ta zëvendësuar atë me një figurë tjetër nga brenda partisë Likud, pa shpallur zgjedhje të reja kombëtare.

Në një intervistë për edicionin informativ të Channel 12, Lapid shprehu bindjen e tij se “publiku ka humbur besimin te kryeministri Netanyahu” dhe shtoi se ata nuk mund të kryejnë një operacion të gjerë ushtarak, me një kryeministër të cilit nuk i besojnë.

Lapid nuk përmendi ndonjë anëtar tjetër të Likudit që ai mendon se mund ta marrë këtë detyrë, por tha se “ka disa ligjvënës në parti që besojnë se është koha që Netanyahu të largohet”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE