Ç’tregon për ju mënyra si i mbani flokët?

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ç’tregon për ju mënyra si i mbani flokët?

Njësoj si veshjet dhe make up-i, edhe mënyra sesi ne i stilojmë flokët tregon shumë. Modele të ndryshme japin përshtypje të ndryshme, që sigurisht thonë diçka më shumë për ju. Çfarë specifikisht?

1. Të gjata dhe me dallgë

Ç'tregon për ju mënyra si i mbani flokët

Nëse flokët e tu shumicën e kohës duken kështu, ti ke një shpirt karizmatik dhe nuk e vret mendjen për gjëra të kota. S’të intereson çfarë njerëzit thonë për ty, por pavarësisht kësaj je e turpshme dhe do që hera-herës të ndjesh një lloj sigurie.

2. Flokët e shkurtër

Ç'tregon për ju mënyra si i mbani flokët

Përmes këtij modeli, ti s’po përpiqesh të fshehësh asgjë dhe përballesh me vështirësitë me kokën lart. Nga ana tjetër, kjo prerje tregon se të pëlqejnë gjërat praktike pasi përditshmëria jote është mjaftueshëm e ngarkuar për t’u marrë me to.

3. Flokët bisht

Ç'tregon për ju mënyra si i mbani flokët

Ti je e dashur dhe dominante. Nuk ke frikë t’i tregosh njerëzve se kush është shefja, pasi je mjaftueshëm ambicioze për të arritur vetë çfarë do.

4. Flokët bisht të lirshëm

Ç'tregon për ju mënyra si i mbani flokët

Ti nuk përpiqesh shumë për t’u dukur perfekte, por gjithsesi dukesh e tillë. I merr gjërat lehtë sepse mendon që nuk ja vlen të shpenzosh orë të tëra duke u marrë me veten, ndërkohë që mund të bësh gjëra më produktive se flokët.

5. Flokët e çrregullt

Ç'tregon për ju mënyra si i mbani flokët

Për ty s’është e rëndësishme të shkëlqesh gjithmonë, por gjithsesi flokët e çrregullt të bëjnë akoma më interesante.

6. Flokët gjithmonë të drejtë

Ç'tregon për ju mënyra si i mbani flokët

Nëse ti dhe pjastra keni marrëdhënie të pandarë, do të thotë se je perfeksioniste. Ti do të bësh më të mirën e asaj që mundesh. Njësoj si flokët, ke në kontroll çdo situatë tjetër!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE