9 vite nga vdekja e Dr Florit, Alban Kondi bën dedikimin prekës

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
9 vite nga vdekja e Dr Florit, Alban Kondi bën dedikimin prekës

Kanë kaluar plot 9 vite nga momenti i trishtë kur Dr Flori u nda nga kjo jetë.

Pavarësisht se vitet kalojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit dhimbja mbetet e njëjtë.

Vëllai i Dr. Florit, Alban Kondi ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke prekur me fjalët e tij.

“Sot 17.11.2023 u bënë 9 vite pa ty… çfarë ditësh të mbushura me lot malli, trishimi e gëzimi.

Sot ndalova në oborrin e shtëpisë tonë të vjetër, hipa shkallët, hapa derën dhe shkova të dritarja ku i vogël dilja e prisja që ti të vije nga shkolla në shtëpi. Unë atëherë si kisha më shumë se 6 vjeç e ty të shihja si superheroin tim. Një ndjesi e thellë zbrazëtie më pushtoi e një mall i madh për të kaluarat e humbura.

“Po kujtoja ditët e lumtura të fëmijërisë, dhe ndjesia ishte aq e fortë sa m’u duk sikur ajo dhomë ishte plot me jetë e ne ishim në të njejtin vend duke u çmallur e përqafuar. Në sfond ishte muzika klasike që vinte babi e mbi komodinë copëza tekstesh që më vonë do ktheheshin në vargje e melodi që do shënjonin breza.

Uroj që Florani vogël të jetë për Blinin njëjt siç ishe ti për mua e Blini më i denjë siç isha unë për ty. Më ka marrë malli shumë…”

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE