Aksident me vdekje në Unazën e Shkozetit/Viktima lëvizte me biçikletë!

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident me vdekje në Unazën e Shkozetit/Viktima lëvizte me biçikletë!

Aksident rrugor me vdekje në Unazën e Shkozetit në Durrës. Viktimë mbeti një shtetas rreth 50-vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Ai u përplas nga një makinë, me drejtues një 32-vjeçar, i cili u shoqërua në mjediset e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Përveçse për identifikimin e personit që humbi jetën, grupi hetimor po punon edhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit rrugor me pasoja fatale.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit, automjeti që drejtonte shtetasi A. G., 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit rrugor, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

Veriu i Shqipërisë rezulton zona me më shumë aksidente me pasojë vdekjen, jo vetëm në vendin tonë, por edhe ndër të parët në Europë, sipas raportit më të fundit të Eurostat-it. Në vitin 2021, atje u shënuan 94 aksidente me pasojë vdekjen për 1 milion banorë, nga 51 në qendër e 73 në jug të territorit. Nga 400 rajone në total që raporton Eurostat-i, veriu i Shqipërisë renditet i 25-ti për fatalitetet më të mëdha në raport me popullsinë.

Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian prej 45 vdekjesh për 1 milion banorë, në të gjitha rajonet e Shqipërisë, aksidentet fatale janë shumë të larta. Mesatarja e Shqipërisë për 2021-shin ishte 70 fatalitete për 1 milion banorë.

Me këtë nivel, vendi ynë renditet i pesti në Europë pas Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë, Letonisë dhe Kroacisë. (nuk ka të dhëna për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut). Shtetet me më pak aksidente në Europë (me pak se 20 fatalitete për 1 milion banorë) janë Suedia, Malta dhe Norvegjia.

Sipas Eurostat-it, në vitin 2021, në Shqipëri kishte 197 fatalitete nga aksidentet rrugore, nga të cilat 75 në veri, 60 në qendër e 62 në jug.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE