Akon ka një mesazh për publikun pak para koncertit të Capital T: “Do të jetë çmenduri…”

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akon ka një mesazh për publikun pak para koncertit të Capital T: “Do të jetë çmenduri…”

Edhe pak ditë na ndajnë nga koncerti i Capital T në Prishtinë, “Time Capsule 2”. Koncerti ishte planifikuar të mbahej në stadiumin “Fadil Vokrri”, por disa faktorë sollën ndryshime në momentin e fundit dhe tani do mbahet në parkingun e Pallatit të Rinisë.

Në mesin e shumë emrave të njohur që do performojnë krah Capital T, një yll ndërkombëtar do të ngjitet në skenë për të argëtuar publikun në Prishtinë.  Në “Time Capsule 2” do të jetë dhe reperi Akon, i cili pranoi ftesën për të ardhur në Prishtinë në 11 gusht. Përpos faktit që është këngëtar i kalibrit botëror, Akon është një producent i shkëlqyer dhe filantrop i rrallë.

Veprimtaria e tij për zhvillimin e Afrikës jehon fort në rrethet e punës zhvillimore të vendeve të botës së tretë. Akon do të performojë për herë të parë në Kosovë. Së fundmi Capital T ka ndarë në Instagram një video ku Akon përshëndet shqiptarët:

Përshëndetje Kosovë, Prishtinë do të jem atje me 11 gusht me Capital T. E dini se çfarë do të ndodhë në koncertin “Time Capsule”, unë do të perfomojë live, tashmë e dini që do të jetë çmenduri. Merrni biletat e juaja dhe shihemi atje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE