Mes zgjerimit të dallimeve Izrael-Hamas, presidenti turk Erdogan viziton Gjermaninë!

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes zgjerimit të dallimeve Izrael-Hamas, presidenti turk Erdogan viziton Gjermaninë!

Presidenti turk, Erdogan sot viziton Gjermaninë, ndërsa Ankaraja e Berlini kanë qëndrime të ndryshme për luftën Izrael-Hamas. Erdogan do të takohet me kancelarin Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier. Turqia konsiderohet “partner i vështirë”, por thelbësor në Gjermani, shtet ku jetojnë mbi 3 milion persona me origjinë turke.

Kancelari Scholz e kishte ftuar presidentin turk për vizitë në muajin maj, pas rizgjedhjes në krye të shtetit. Edhe pse ka patur tensione në vitet e fundit, Turqia që gjithashtu është vend aleat i NATO-s, u bë pjesë e përpjekjeve për të kontrolluar fluksin e refugjatëve dhe emigrantëve në Europë.

Kjo vizitë mbeti nën hije pas zgjedimit të hendekut mes qëndrimeve të dy vendeve sa i përket ngjarjeve që pasuan sulmin e grupit ekstremist palestinez Hamas ndaj Izraelit, më 7 tetor.

Gjermania është një aleate e vendosur e Izraelit dhe ka kundërshtuar thirrjet për armëpushim, ndërsa apelon për ndihmë për civilët në Gaza, duke bërë thirrje për “pauza humanitare” dhe duke kërkuar të mbajë kanale të hapura komunikimi me vendet e tjera në rajon, për të parandaluar përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Erdogan ka marrë një qëndrim gjithnjë e më të ashpër kundër Izraelit. Dy ditë më parë, presidenti turk e quajti Turqinë një “shtet terrorist” që synon të shkatërrojë Gazën, së bashku me të gjithë banorët e saj.

Erdogan e mendon ndryshe dhe pjesëtarët e grupit radikal palestinez të Hamasit i përshkruan si “luftëtarë të rezistencës”, që përpiqen të mbrojnë tokat dhe njerëzit e tyre. I pyetur në fillim të kësaj jave për komentet e Erdoganit, Scholz nuk e përmendi liderin turk me emër, por tha se “akuzat që po bëhen kundër Izraelit, janë absurde”.

Të mërkurën, Scholz i tha parlamentit se bisedimet e tij me Erdoganin do të përfshijnë një diskutim të pikëpamjeve të ndryshme në këtë çështje. Sipas tij është shumë e rëndësishme që të ketë qartësi dhe që Berlini ta bëjë qëndrimin e tij shumë të qartë.

Muajin e kaluar, Izraeli tërhoqi diplomatët nga Turqia, pasi presidenti turk Erdogan e akuzoi këtë shtet për kryerjen e krimeve të luftës. Më vonë, edhe Turqia veproi njësoj e tërhoqi ambasadorin nga Izraeli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE