Na bënë sytë? Shifra e çmendur e fundit-peshqir të Balenciagas

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Na bënë sytë? Shifra e çmendur e fundit-peshqir të Balenciagas

Keni kohë që mendoni të blini një fund, por jeni në mëdyshje ç’të zgjidhni? Balenciaga ju vjen në ndihmë me modelin e mëposhtëm, i cili po i bën të gjithë të flasin për të.

E dimë ç’po ju kalon në mendje, por s’është shaka. Shtëpia e famshme spanjolle e modës godet sërish në shenjë dhe bën atë që di të bëjë më së miri: të shokojë dhe zemërojë blerësit, që kanë shpëthyer menjëherë në rrjete sociale pasi kanë parë këtë model.

Fundi peshqir i përbërë prej peshqiri të vërtetë, me dy butona dhe një rrip pëlhure shtesë brenda, është pjesë e koleksionit pranverë-verë 2024 dhe mund ta bëni tuajin për 925 dollarë. Ai vjen në dy ngjyra: gri e bezhë, dhe mund të vishet nga djemtë e vajzat, në përditshmëri apo mbrëmje festive.

Kjo nuk është herë e parë që drejtori kreativ i Balenciaga-s provokon publikun me koleksionet e tij. Vitin e kaluar 42-vjeçari gjeorgjian nxorri në shitje një palë atlete të shkatërruara për vetëm 1,850 dollarë.

Pa harruar çantën e famshme e ngjashme me qesen e plehrave, çantën legjendare Frakta të IKEA-s apo bluzën me printin DHL, gjatë debutimit të tij me linjën “Vetements”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE