Tiranë-Durrës do përshkohet për 22 minuta, projekti përfundon në mars 2024

vovalbania December 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tiranë-Durrës do përshkohet për 22 minuta, projekti përfundon në mars 2024

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet në kantierin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Kreu i qeverisë shkruan se puna vijon me ritme të larta për të përfunduar në mars të vitit 2024.

Projekti për ndërtimin e hekurudhës do të zbatohet nga kompania italiane INC spa e cila u shpall fituese një ofertë 69.7 milionë euro. Linja që do të rehabilitohet si pjesë e Projektit fillon në platformën e stacionit të Terminalit të Durrësit dhe përfundon pranë ish-stacionit të Trenit në Tiranë me një gjatësi totale prej mbi 35km.

 

MIRËMËNGJES 😊dhe nga kantieri i hekurudhës Tiranë-Durrës ku puna vijon me ritme të larta për të përfunduar në mars të 2024, ju uroj një ditë të mbarë🙏

Posted by Edi Rama on Monday, December 19, 2022

Projekti do sjellë modernizimin e linjës Tiranë-Durrës dhe do të sigurojë një linjë të re të rëndësishme për të dyja qytetet në Tirana International Airport. Pritet që në vijim të rehabilitimit të hekurudhës nga Projekti, dhe shtimit të trenave të rinj, mund të arrihet shpejtësia prej të paktën 100 km/orë edhe pse nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise eshte deklaruar se Tiranë-Rinas do të përshkohet për 12 minuta, ndërsa Tiranë-Durrës për 22 minuta, me një shpejtësi prej 160 km/orë.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50193 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE