Në shitje shtëpia e fëmijërisë së Britney Spears, këngëtarja nuk ka interes ta blejë!

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në shitje shtëpia e fëmijërisë së Britney Spears, këngëtarja nuk ka interes ta blejë!

Shtëpia e fëmijërisë së Britney Spears mbetet në treg por ylli i muzikës pop nuk ka asnjë interes të kthehet në të. Këngëtarja nuk ka ndërmend të blejë shtëpinë e vjetër të familjes së saj. Prona në Luiziana që vlerësohet të jetë me vlerë 1.2 milionë dollarë po shitet për 289,000 dollarë.

Britney Spears’ childhood home with buried dog, her drawings and furnishings lists for $1.2M https://t.co/Lt0D5zszTn pic.twitter.com/pAqTnC8PCj

— New York Post (@nypost) November 1, 2023

Shtëpia shitet me disa nga orenditë e mbetura nga familja Spears. Mes tyre është edhe garderoba e këngëtares, e cila ka të shkruar një dedikim për Christina Aguilera. “Christina është e keqe, Britney është në krye,”-shkruhet në garderobë. Përveç kësaj, brenda shtëpisë është pasqyra që Spears kishte si fëmijë. Madje ka edhe dy ngjitëse me emrin e saj.

Rikujtojmë, se autobiografia e Spears ‘The Woman in Me’ ka shitur 1.1 milion kopje vetëm në SHBA në javën e parë të publikimit. “Kam hapur zemrën dhe shpirtin tim në këtë libër dhe u jam mirënjohës fansave dhe lexuesve të mi në mbarë botën për mbështetjen e tyre të palëkundur”,- tha Spears në një deklaratë të lëshuar nga Gallery Books, një divizion i Simon Publishing.

Të dhënat e shitjeve përfshijnë porositë paraprake, shitjet e printuara dhe online, librat audio. “The Woman in Me”, e publikuar më 24 tetor, është vlerësuar nga kritikët si një rrëfim bindës i rritjes së famës globale të Britney Spears dhe provave të vazhdueshme, duke përfshirë vite kujdesi që i janë dhënë babait të saj kontrollues pjesën më të madhe të jetës së saj, si dhe zbulimi se ndërsa ishte në një lidhje me Justin Timberlake më shumë se 20 vjet më parë, ajo kishte bërë një abort.

Këngëtarja zbuloi se shtatzënia e saj në fund të vitit 2000 ishte një surprizë, por jo një tragjedi. “E doja shumë Justin. Gjithmonë kam pritur që një ditë të kemi një familje së bashku. Kjo do të ishte shumë më herët se sa e kisha parashikuar”,-shkruan ajo në një fragment të publikuar nga People. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50917 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE