Moti i keq, pezullon lundrimet deri të dielën e 19 nëntorit!

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq, pezullon lundrimet deri të dielën e 19 nëntorit!

Nga sot në mesditë e deri më 19 nëntor, moti i përkeqësuar pezullon lundrimin e tragetit të pasagjerëve deri në përmirësimin e kushteve të motit. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare, të gjitha mjetet e vogla lundruese e anijet e peshkimit  janë njoftuar lidhur me marrjen e masave për sigurimin e tyre.  As tragetet nuk do të lundrojnë pa u përmirësuar kushtet hidrometeorologjike.

1. Është ndaluar dhënia e leje – nisjes gjatë datave 17-18-19.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit  dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

2. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit janë njoftuar që të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17-18-19.11.2023

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete NUK do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.11.2023.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellimesh. Orët e para të ditës nisin me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën veriperëndimore. Nga orët e mesditës, reshjet me intensitet të ulët prekin pothuajse pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës, shirat fitojnë intensitet deri në mesatar e lokalisht të lartë në veri, shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në Alpe ka reshje të dobëta bore.

Mjegull/mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare  1-8 m/s, ndërsa në orët e mesditës përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fiton shpejtësi 10-14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49137 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE