Pasi konfirmoi lidhjen disa javë më parë, Kristi Aliaj po mendon të bëhet baba?

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi konfirmoi lidhjen disa javë më parë, Kristi Aliaj po mendon të bëhet baba?

Ish-finalisti i “BBV”, Krist Aliaj së fundmi gjatë një interviste për revistën “Bordo” ka zbuluar më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

Teksa u pyet për planet për tu bërë baba, ai tha që akoma nuk është i gatshëm për të marrë një hap kaq të madh në jetën e tij pasi nu din as si ta mbante në dorë atë.

“Një bebe, tani akoma. Tani nuk do të dija çfarë të bëja me atë beben, si ta kapja, nuk do dija fare. Po dhuratë e bukur është absolutisht, por tani për tani do ishte shumë e vështirë”- tha ai.

Nga ana tjetër përsa i përket pyetjes se ku do ta shohim këtë sezon në ekran, Kristi tha: “Do të jem në ekran, por do të kem edhe projektet e mia. Do të bëjmë festivalin e filmit, 48 orësh. Kam një ekspozitë që po vjen. Harroj disa herë që jam artist, ashtu ka filluar çdo gjë”.

Kujtojmë që disa javë më parë Kristi pasi u fotografua nga paparazzi së bashku me një vajzë në Bllok, Kristi konfirmoi lajmin se vajza në fjalë është e dashura e tij dhe lidhja është serioze pasi së shpejti ata do të fejohen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50501 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE