“Do ta puth aty ku…”, Salsano Rrapi sfidon konkurrentin e DWTS dhe ka një premtim publik

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do ta puth aty ku…”, Salsano Rrapi sfidon konkurrentin e DWTS dhe ka një premtim publik

Aktori i mirënjohur, Salsano Rrapi, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up” për të folur për rolin e tij në filmin “Në kuadër të dashurisë”.

Ai është një ndër aktorët më të përfolur për një skenë pikante në film, e pazakontë, por që të bën të qeshësh pafund.

“Qesha sepse nuk e kisha parë filmin, e dija skenarin, por kisha realizuar pjesët e mia dhe të gjithë ata që ishin pjesë të filmit nuk e kishin parë në fakt”, tha Rrapi teksa foli për eksperiencës së tij në prodhimin e parë filmit të Top Channel Films.

Por jo vetëm kaq, pasi aktorin e pyetën edhe në lidhje me “Dancing With The Stars”, pasi ai vjet ishte një ndër konkurrentët.

Teksa në ekran u shfaq një nga performancat e tij, ai shprehet:

“Ky është valsi i parë. Valsi ka qenë një nga fillimet e mia të mira sepse kam marrë pikë shumë nga juria”.

Sipas tij, puntata e parë e sezonit të dytë të DWTS ka qenë më e mirë se puntata e parë e sezonit të parë të spektaklit të kërcimit, si nivel kërcimi.

“Ne ishim pak më spektakolarë dhe prezantuesit kanë qenë më me dritë te Dancing jonë”, tha ai.

Ndërsa kur në ekran u shfaq një tjetër performancë e tij, Salsano sfidoi të gjithë yjet që janë konkurrentë në këtë sezon që të bëjnë një padieshkë që ka bërë ai. Sipas tij, gjatë sezonit kur ishte ai, nuk e ka bërë asnjë.

Blendi Salaj thotë se këtë do t’a bëjë Eni Shehu dhe aktori i njohur tha menjëherë:

“Po e bëri do t’a puth mu aty ku nuk puthet”, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE