Publikohen pamjet e sherrit në tualet që solli eliminimin e menjëhershëm të Metit (Video)

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publikohen pamjet e sherrit në tualet që solli eliminimin e menjëhershëm të Metit (Video)

Meti Alshiqi u eliminua pak ditë më parë nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, shkak ngacmimet e vazhdueshme dhe përplasja fizike me një tjetër banor, Blerandon.

Për këtë, “Vëllai i madh” mori vendimin që ta përjashtojë menjëherë Metin nga programi, njoftim që u dha nëpërmjet një zarfi të zi.

Ndërsa sot, gjatë prime-t janë transmetuar për herë të parë pamjet e sherrit mes dy banorëve, Metit dhe Blerandos.

Në video shihet qartë se arsyeja e fillimit të përplasjes ishte detyra për të pastruar banjon. Meti ka kërkuar nga Blerando si kapiten t’i sigurojë atij dorëza, maskë dhe spërkatës për pastrim.

Më pas, pas mos përmbushjes së kushteve nga Blerando, Meti e ka ftuar tek pjesa e tualetit, ku edhe ka eskaluar situata deri në përleshje fizike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49581 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE