Ja se çfarë pritet të ndodhë me shtëpinë dhe mjediset përreth ku lindi Adolf Hitleri!

vovalbania November 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja se çfarë pritet të ndodhë me shtëpinë dhe mjediset përreth ku lindi Adolf Hitleri!

Shtëpia dhe mjediset përreth ku lindi Adolf Hitleri do të shndërrohen në një stacion policie që do të strehojë deri në 50 oficerë. Ky është vendimi më i fundit i autoriteteve austriake, që treguan planin për transformimin e objektit. Vendimi i Ministrisë së Brendshme austriake vjen pas disa vitesh debate se si të parandalohej shndërrimi i shtëpisë në një vend pelegrinazhi për neo-nazistët.

Megjithëse Hitleri lindi në Braunau në 1889, Austria ishte viktima e parë e nacionalsocializmit, pasi u aneksua nga Gjermania e Hitlerit në 1938. Qeveritë më të fundit, megjithatë, kanë pranuar se austriakët ishin gjithashtu autorë të krimeve naziste dhe se kishte pak rezistencë ndaj sundimit të Hitlerit.

Në vitin 2011, Braunau pushtoi titujt e mediave kur i hoqi shtetësinë e nderit diktatorit nazist, edhe pse në fakt nuk e gëzoi kurrë atë. Këshilli i qytetit në atë kohë votoi unanimisht për t’i hequr Hitlerit të gjitha nderimet që kishte marrë dhe të cilat nuk kishin skaduar automatikisht kur ai vdiq në një bunker të Berlinit në 1945.

Rikujtojmë, se një stitolaps që e dashura e Adolf Hitler ja dhuroi për ditëlindjen e tij të 52-të doli së fundmi në ankand. Ky stilolaps është shitur 10 herë më pak nga sa parashikohej, për vetëm 5000 paund. Stilolapsi i cili iu shit një ofertuesi në internet, nga shtëpia e ankandeve “Bloomfield Auctions”, fillimisht mendohej se do të shitej mes 50 000 dhe 80 000 paund.

Hitleri ishte udhëheqës i Gjermanisë gjatë Rajhut të Tretë (1933-1945) dhe nxitës kryesor i Luftës së Dytë Botërore në Europë. Ai urdhëroi ekzekutimin masiv të miliona njerëzve që konsideroheshin si “armiq”, ose inferiorë ndaj racës ariane. Ai u ngrit nga të qenit një piktor pa talent, në diktatorin më famëkeq të njerëzimit.

Perandoria e tij u shtyp nga një bashkim i kombeve më të forta në botë, ndërsa ai më 30 prill pak përpara kapitullimit përfundimtar të Gjermanisë naziste, bëri vetëvrasje në bunkerin e tij të Führer-it. Adolf Hitlerin e kujtojnë si një njëri të zbehtë, të dobët dhe përgjithësisht të ndrojtur dhe të përmbajtur, por ishte i aftë për shpërthime të befasishëm, zemërim dhe histerizëm ndaj atyre që i kundërshtonin fjalën. Krimineli numër një i botës ka hyrë në histori dhe si strateg ushtarak.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48808 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE