Triumfojnë Luiz dhe Kiara, shpallen “Personazhi i Vitit 2023” në Vip Magazine

vovalbania December 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Triumfojnë Luiz dhe Kiara, shpallen “Personazhi i Vitit 2023” në Vip Magazine

2023 do të mbahet mend gjatë për ata të dy.

Bëhet fjalë për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, çiftin e shumëpërfolur të Big Brother Vip Albania 2.

Emri i secilit prej tyre sot nuk mund të rrijë i ndarë nga tjetri si për dashurinë që ata marrin nga publiku, por edhe për marrëdhënien e tyre si çift, fryt i të cilës këtë vit do të mirëpresin edhe një bebushe.

Pikërisht për këtë arsye, edhe ne vendosëm që t’i bënim bashkë në konkursin për Personazhin e Vitit 2023.

Konkursi ka qëndruar i hapur për disa javë më radhë, ku çifti ka kryesuar me 67 015 vota deri në momentin e mbylljes së votimit online, nga një total prej rreth 123 mijë votuesish.

Gjatë gjithë këtij viti, Luiz dhe Kiara kanë qenë pjesë e pandashme e lajmeve të Vip Magazine, pasi një pjesë e madhe e publikut ka pasur interes të vazhdueshëm për çdo zhvillim në lidhje me jetën e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49427 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE